



Deep dhe Amber
Meshkuj nga e gjithë bota, bëjnë shpenzime marramendëse për të kënaqur partneret e tyre, por më e çmendura me siguri do jetë dhurata e Johnny Depp për të dashurën Amber Heard.
Një unazë me diamant…shumë pak. Një apartament luksoz…shumë tradicional. Një anije që mban emrin e saj…rast i përdorur.
Depp i cili siç raporton noa.al u nda vetëm një vit më parë nga e shoqja Vanessa Paradis me të cilën kishte dy fëmijë, i dhuroi të dashurës bionde Amber, as më shumë dhe as më pak por…një plazh.
Depp ka një ishull të tërë në Bahamas i cili quhet Little Hall’s Pond, ku po kalon pushimet me Amber, dhe ku ka vendosur që një pjesë të plazhit ta pagëzojë me emrin e të dashurës së tij aktuale; Amber’s Cove, dhurata e saj romantike për Krishtlindje.
Johnny duket se di më së miri ta bëj të lumtur një femër, ndërsa kur i prezantoi surprizën të dashurës kishte shkruar në rërë “Të dua”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





