Transmetuar më 28-12-2012, 13:30

Pakistan, 28 dhjetor 2012, NOA – Një shurup kundër kollës mendohet se ka shkaktuar 12 të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në provincën Gujranvala në Pakistan. Sipas mjekëve, shurupi që u është dhënë banorëve për mjekim ka pasur përqindje të lartë alkooli, i cili i përzierë me produktet e tjera që ka pasur ilaçi, ka sjellë dhe vdekjen e peronave.

Drejtori i Shëndetit Publik Anwar Amanullah, tha se ilaçi që është hedhur në qarkullim nuk është miratuar nga Ministria. Ai ka shtuar se 10 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën si pasojë e përdorimit që i kanë bërë shurupit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit