

Tiranë, 28 dhjetor 2012, NOA – Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është sekuestruar 6 gramë heroinë. Në pranga ka rënë Rafaelo Ramiz Dardha, banues në Tiranë.
Dardha është kapur dje në orën 17:20 tek rrotullimi i Doganës në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 557 FI.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur ne një mbështjellje me letër alumini, në të cilën ishin tre qese transparente. Brenda qeseve ishte lënda narkotike e lloji heroinë. Po ashtu, në makinë ju gjetën edhe tre gota të vogla plastike me kapak ngjyrë të kuqe, ku kishte mbetje lënde të bardhë si ajo e metadonit.
Policia ka arrestuar Dardhën, ndërsa ka lëndën narkotike e ka dërguar për analiza në laboratorin kriminalistik.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





