


SHBA, 28 dhjetor 2012, NOA – Gjenerali amerikan që udhëhoqi luftën në Irak gjatë viteve ’90 ka ndërruar jetë dje në SHBA, në moshën 78 vjeçare. Norman Schwarzkopf kishte dalë prej vitesh në pension. Ai cilësohej si një nga ushtarakë më të përgatitur të SHBA.
Ngushëllimet e para kanë ardhur nga ish-presidenti Xhorxh Bush, i cili drejtonte Shtëpinë e Bardhë gjatë luftës. Në një komunikatë për mediat, Bush shprehet se ish-gjenerali ishte një “patriot i vërtetë dhe një nga ushtarakët më të zotë të gjeneratës së tij në SHBA”.
Norman Schwarzkopf njihej për karakteri e tij impulsiv. Gjatë Luftës së Gjirit cilësohej nga mediat si “Norman shpërthyesi”. Nga ana ushtarake, ai vlerësohej për faktin se drejtoj luftën e parë në botë që u bë me një teknologji të zhvilluar, që më parë nuk ishte përdorur në beteja. “Desert Storm” (Stuhi në shkretëtirë) ishte emri i luftës së parë të SHBA në Gjirin Persik kundër Sadam Hyseinit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





