

Një grua ka gjetur një zarf me 2 mijë euro në rrugë dhe e ka dorëzuar atë në prokurori. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur gjatë Krishtlindjeve në qytetin Arezzo të Italisë. Gruaja që ka bërë gjestin e veçantë është 79-vjeçarja Maria Pachiarotti. Ajo ka deklaruar se i gjeti paratë e futura në një zarf, gjatë kohës që kishte dalë për të bërë pazar. E pyetur se përse nuk e ka mbajtur shumën e parave, gruaja që jeton me një pension modest ka thënë se: ishin dhuratë. Pachiarotti u shpreh se fillimisht kërkoi adresën që ishte shënuar në zarf, por pasi nuk ka arritur dot në këmbë është drejtuar për në kuesturë, ku dhe ka bërë dorëzimin e parave. Brenda zarfit ishte shkruar: “Për Stefanon e Simonën, me shumë urime për Krishtlindjet”. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





