

Tiranë, 28 dhjetor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte 28 dhjetor 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Legalizimet, familjet që ju ndryshojnë tapitë”.
Tituj të tjerë janë; “Zbardhet debati në Kuvend. Kryeministri akuzon kreun e PS për statusin”.
“Përçahet KQZ, anëtarët e PS vetëm në mbledhje”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Aluizni: Listat me sipërfaqet e korrigjuara”.
Tituj të tjerë janë; “Leli Shkreta: Prokurori të më takojë, ose do të tronditet bota kur të lë jetën time”.
“KQZ, rreth 1.6 miliardë lekë për armatën e komisionerëve, tabela e pagave”.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor: “KQZ: Ja sa do paguhen 40 mijë komisionerët në zgjedhje”.
Tituj të tjerë janë: “Vdekja e Arselës, mjekët s’i bënë analiza se ishte pushim Krishtlindjesh”. “Rama: Aleancë përtej dallimeve programore për zgjedhjet e 2013”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Seanca e fundit e 2012-ës, Berisha: Fitore më 2013”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha, pritje me gazetarët për festat e fundvitit”.
“Presidenti dekoron shkrimtarë dhe studiues të njohur”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor: “Investitorët e huaj në arrati, rritet papunësia”.
Tituj të tjerë janë; “Ish-gruaja e Ziver Veizit: Fëmijët kërkojnë drejtësi”.
“Vangjel Tavo: Kush paguan sigurimet kurohet edhe në privat”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Astrologia Meri: Berisha kthesë në janar, Rama sukses në qershor”.
Tituj të tjerë janë; “Misteri i korrierit që u nis nga Durrësi me 570 mijë euro”.
“Edi Rama: Koalicion me çdo parti që do rotacion”.
Gazeta “Ballkan” ka si argument kryesor; “Legalizimet, qytetarët që bëhen pronarë të truallit”.
Tituj të tjerë janë; “Rama: Më 23 qershor, fund rrënimit”.
“Banesat e ish-pronarëve, ekzekutohen 390 kërkesa”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Rama: 21 janari kërkon drejtësi”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha vijon fushatën e parakohshme me mashtrime ndaj pensionistëve”.
“Vijon rritja e çmimeve në Tiranë, bashkia asnjë ndëshkim ndaj abuzuesve”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





