Transmetuar më 27-12-2012, 17:59

Këto fotografi janë përzgjedhur si më të mirat e vitit që po lëmë pas. Gjatë këtij viti në mbarë botën ka pasur momente të veçanta dhe të rëndësishme, dhe mund të thuhet se 2012 ka qenë vërtetë një vit i madh.

“Instagram”, ka përzgjedhur këto fotografi, ku njerëzit anembanë botës kanë publikuar momente nga eksperiencat e ndryshme të tyre, raporton noa.al.

“Me përfundimin e 2012-ës është e natyrshme që të kthehemi pas e të shohim ngjarjet historike që kanë përcaktuar këtë vit”, shkruajnë themeluesit e kësaj faqeje përbri këtyre fotografive.

E renditur në vendin e parë si fotoja më e mirë, është pikërisht fotografia e realizuar në muajin shkurt në të ftohtin e acartë, ku një makinë është e mbuluar komplet me dëborë.

Një tjetër fotografi e vlerësuar nga “Instagram”, si më e mira për këtë vit është edhe imazhi i një vajze të vogël që pozon në 4 Korrik pranë Statujës së Lirisë në New York City.

Imazhet e marra nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2012, ku në këtë foto plot ngjyra shfaqet fusha e gjelbër, retë e bardha dhe një mulli me ujë.

Një tjetër fotografi, realizuar në muajin tetor e vlerësuar si më e mira nga “Instagram”, është imazhi nga uragani Sandy.

Ndërkohë që në foton e realizuar në datën 6 nëntor, shfaqet emocioni dhe gëzimi i mbështetësve të presidentit Barack Obama, i cili u rizgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke fituar ndaj kandidatit republikan Mitt Romney.

Sakaq, si një ndër fotografitë më të bukura është përzgjedhur nga “Instagram”, edhe protesta e 300.000 personave në Argjentinë.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit