Transmetuar më 27-12-2012, 15:43

Tiranë, 27 dhjetor 2012, NOA- Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, në zbatim të ligjit dhe Kodit Zgjedhor, thirri sot në detyrë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e KLD-së, përveç tetë gjyqtarëve që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, merrte pjesë dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Çefa vlerësoi rëndësinë që institucioni i Kolegjit Zgjedhor ka në realizimin e procesit zgjedhor dhe në respektimin e lirive dhe të drejtave politike të qytetarëve. Ai theksoi se përmbushja e funksionit të gjyqtarit të Kolegjit Zgjedhor, nëpërmjet profesionalizmit dhe integritetit, duhet të ofrojë garancitë maksimale në zbatimin e ligjit, në mënyrë transparente dhe të paanshme.

Gjyqtarët shprehën angazhimin maksimal që me punën e tyre, do të kontribuojnë në zbatimin e standardeve europiane të procesit zgjedhor.

a.y/noa.al

KLD zgjedh anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit