

Një deklaratë e beftë ka ardhur lidhur me vdekjen e këngëtares Whitney Huston. National Enquirer citon investiguesin privat Paul Huebl, i cili është marrë me analizimin e rastit, duke arritur në përfundimin e pabesueshëm se këngëtarja është vrarë nga shpërndarës droge, pasi u kishte një borxh prej 1.5 milionë dollarë.
Zyrtarisht Huston gjeti vdekjen e mbytur në vaskën e banjës pas një mbidoze droge.
“Kam provat se si Whitney mund të ketë qenë viktimë e trafikantëve shumë të fuqishëm të drogës, të cilët kanë dërguar vartësit për të marrë borxhin e madh që ajo u kishte për furnizimin me lëndë narkotike”, deklaroi Paul Huebl për National Enquirer.
Për më tepër siç raporton noa.al duket se ekzistojnë edhe regjistrime të telekamerave që kanë filmuar hyrjet në hotelin ku u gjet e pajetë këngëtarja.
Natën që humbi jetën, Huston qëndroi e vetme vetëm për 45 minuta, dhe sipas Hubel kaq ishte e mjaftueshëm që vrasësit të kryenin sulmin e tyre.
Ai shton më tej se në trupin e saj u gjetën edhe shenja dhune të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga agresorët.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





