Transmetuar më 27-12-2012, 10:29

Tiranë, 27 dhjetor 2012, NOA- Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja në Shtëpinë e të Moshuarve te “Ali Demi”, garantoi se do bëhet më shumë për këtë moshë.

“Do bëjmë gjithçka për kushte më të mira, shërbimet për të moshuarit do zgjerohen më shumë për gjithë këto grupe të popullatës që janë në nevojë, do bëjmë të pamundurën që tu lehtësojmë jetën. Shpreh kënaqësinë time që së bashku festojmë vitin e tu në kushte më të mira se vite më parë në këtë shtëpi”, deklaroi Berisha citon noa.al.

Në vijim ai shtoi se do punohet më shumë për kujdes social ndaj kësaj moshe, duke kërkuar mbështetjen e shoqërisë dhe bizneseve për këtë kategori shoqërore.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit