Transmetuar më 27-12-2012, 09:30

Kate Winslet aktorja e bërë e famshme pas filmit “Titanic” u martua me të dashurin e saj, Ned Rocknroll në një ceremoni sekrete në New York.

Zëdhënësi i aktores deklaroi për mediat, “Mund të konfirmoj se Kate Winslet u martua me Ned Rocknroll në New York në fillim të muajit, në një ceremoni private me dy fëmijët dhe shumë pak miq të ngushtë”.

 Çifti ishte fejuar prej disa muajsh dhe së fundmi i kanë dhënë fund beqarisë. Kjo është martesa e tretë për aktoren, pasi siç raporton noa.al martesën e parë e ka pasur me Jim Threapleton me të cilin ka vajzën Mia 11 vjeç, ndërsa e dyta është martesa e zhvilluar në vitin 2003 me Sam Mendes, me të cilin u martua në një ishull të Karaibeve. Nga martesa e saj e dytë lindi djalin Joe.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit