Transmetuar më 27-12-2012, 08:34

Tiranë, 27 dhjetor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte 27 dhjetor 2012.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Kreu i opozitës, Rama: Do rishikohen të gjitha privatizimet”.

Tituj të tjerë janë; “Prindërit e viktimës me 12 thika: Vrasësi i djalit ishte në burg, u lirua nga amnistia”.

“Nishani: Rezoluta e drejtë e çamëve, pronat duan zgjidhje”.

Gazeta “Shekulli” çelet me shkrimin, “Dyfishohet siguracioni i makinave. Autoriteti: Ky është kartel”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani: Për pronat e Çamërisë duhet zgjidhje, rezoluta e drejtë”.

“Eksperti mbron versionin r Berishës për 21 janarin”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Deputetët, firma false për 100 mijë lekë. Zbardhet falsifikimi i firmave të deputetëve për njëri-tjetrin në mbledhjet e komisioneve. Rastet e kapura në katër komisione, ku për deputetët që mungojnë në mbledhje firmosin kolegët tyre. Qëllimi: Përfitimi i 100 mijë lekëshit, aq sa është pagesa e pjesëmarrjes në një mbledhje komisioni”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani: Inkurajoj rezolutën çame, humbësi të pranojë rezultatin më 2013”.

“Rama: Do të anulojmë privatizimet, gati për front të gjerë opozitar”.

“Berisha: Mbajtëm premtimet, Rama të kërkojë falje për ikonat e vjedhura”.

Gazeta “Shqip” ka si shkrim kryesor, “Shkencëtarët shqiptarë shpëtojnë Llupon. Kthesë e fortë në procesin e 21 janarit, kundërshtohet vrasja e filmuar në bulevard”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Do anulojmë çdo privatizim ku është grabitur pasuria e shqiptarëve”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Rama kërcënon investitorët e huaj. Kreu socialist, presion dhe shantazh biznesit të huaj: Nuk njohim privatizimet, mos merrni pjesë në to. Ministria e Ekonomisë: Keqardhje për qëndrimet emocionale të Ramës, është krejt i painformuar. Bode: Privatizimet janë të ligjshme, nuk mund të anulohen. PS, koncept mjeran për tregun dhe ligjet”.

Tituj të tjerë janë; “PD: Kreu socialist pronar i fshehur i 54 pallateve”.

“Vrasja e Veizit, Eksperti: Provat që plumbi ishte rikoshet”.

“Zonat informale të Tiranës, ja si do të bëhet legalizimi”.

“Skafisti nga Berati, me 400 kg drogë në brigjet e Leçes”.

Gazeta “Shqiptarja.com” vë në fokus kryesor titullin, “Tritan Shehu: Si takova Enver Hoxhën në 1966. Rrëfimi: Isha rastësisht në atë vend, kur u bë foto me udhëheqësit komunistë. Përfundova gjimnazin me medalje, por nuk më dhanë shkollën. Letra që i shkrova diktatorit në vitin 1973”.

Tituj të tjerë janë; “Dhunohet para redaksisë gazetari i Shqiptarja.com. Qëllohet reporteri investigativ Hasani para zyrave të Gazetës”.

“Rroga “amerikane” e pedagoges Argita Berisha”.

“Shpërthen bombola e gazit humbin jetën babë e bijë”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit