
Të dhënat po ngarkohen...

Pukë, 26 dhjetor 2012, NOA- Një 20-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht me armë gjahu.
Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Pukës, teksa i riu me inicialet A. N, u vetëvra teksa po pastronte në oborrin e shtëpisë një armë gjahu, raporton noa.al.
Familjarët kanë gjetur të pajetë trupin e 20-vjeçarit si dhe armën me të cilën aksidentalisht ai ka qëlluar ndaj vetes.
Policia pas kryerjes së hetimeve paraprake, bëri të ditur se ngjarja tragjike ishte aksidentale.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
