

Një mrekulli e Krishtlindjeve. Kështu e kanë cilësuar të zotët e shtëpisë, kthimin e qenit të tyre me emrin Abby, i cili kishte humbur në një stuhi dëbore dhe rezultonte i humbur që nga data 13 dhjetor.
Ajo çka e bën të veçantë këtë lajm i cili mbërrin nga Alaska, është pikërisht fakti, se qeni ishte i verbër, e megjithatë, ai ka arritur të bashkohet me familjen e tij.
Duke sfiduar stuhinë, temperaturat ngrirëse të Alaskës dhe duke ecur në këmbë për më shumë se 15 kilometra.
Gjithçka nisi më 13 dhjetor, kur në Fairbanks, të Alaskas, kishte nisur një stuhi dëbore. Dhe qeni nuk u kthye në shtëpi, edhe pse termometri filloi të shënojë më pak se 40 gradë.
Ndërkohë, Abby kishte humbur në një largësi prej 16 kilometrash. Ndërkaq, ai u gjend nga një familje, në gjendje thjesht të ngrirë.
“E gjeta për fat, në gjendje të mirë. Dhe arrita ta kuptoj se ai i përkiste një familje që kishte vënë foton e tij në Facebook dhe e kërkonte prej ditësh”, citon personi që e gjeti atë.
Duke shpjeguar sesi po me anë të Facebook-ut, mundësoi kontaktin me familjen që i përkiste qenit të verbër dhe ta dorëzonte pranë saj.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





