Transmetuar më 26-12-2012, 18:52

Beograd, 26 dhjetor 2012, NOA- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka thënë se vazhdon të jetë i gatshëm për të takuar presidentët e të gjitha vendeve të rajonit, pasi kjo sipas tij është në interesin e të gjithëve.

Këto komente, presidenti serb i ka bërë në Banja Lukë, ku ka qëndruar për vizitë zyrtare së bashku me kryeministrin Ivica Daçiç.

Nikoliç ka thënë se është i përgatitur të takojë presidentin kroat, Ivo Josipoviç, anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegoviç si dhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për shkak të disa deklaratave të Nikoliçit për Vukovarin dhe Srebrenicën, homologët e tij nga rajoni kishin ndërprerë komunikimin me presidentin e Serbisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit