Transmetuar më 26-12-2012, 16:38

Tiranë, 26 dhjetor 2012, NOA- Në sallën e seancave plenare sot nuk ishin vetëm gazetarët, siç ndjekin çdo herë seancat.

Kësaj radhe, të ftuarit specialë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ishin fëmijët e gjithë atyre vajzave e djemve, burrave e grave gazetarë, kameramanë që përgatisin  lajmet për çdo reformë që kalon në parlament, raporton noa.al.

Buzëqeshjet e fëmijëve mbushën me gëzim sallën, ndërsa tingujt e këngëve të Krishtlindjes, këngët për Shqipërinë, për Vitin e Ri e deri te “Gangnam Style” krijuan një atmosferë tepër të bukur.

Fëmijët votuan të gjithë “pro” për të qenë si gjithë fëmijët e tjerë në Europë.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit