



Rihanna dhe Chris Brown në lidhjen e tyre nuk njohin limit. Ata duket se i janë rikthyer intensivisht asaj pasi të dy janë parë në Los Angelos për të kaluar Krishtlindjet bashkë, duke parë ndeshjen e LA Lakers.
Siç raporton noa.al këngëtarja ka lënë vendlindjen e saj Barbados për të qëndruar përkrah njeriut të saj të zemrës…dhe kjo jo thjesht për një ndeshje.
E veshur e gjitha në të zeza Rihanna buzëqesh përkrah Chris, ndërsa në Twitter, ajo postoi një kartolinë të vjetër të saj e veshur si Santa Claus.
Në një intervistë të saj të fundit Rihanna pavarësisht se nuk rikonfirmoi bashkimin, e cilësoi Chris Brown si dashurinë e jetës së saj.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





