

Prishtinë, 26 dhjetor 2012, NOA- Dy djem nga Prishtina kanë shkuar në banesën e dy të rinjve të tjerë, ku gjatë një konflikti mes tyre, kanë gjuajtur me armë zjarri, ku të zotët e shtëpisë kanë mbetur të plagosur.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se si rrjedhojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë edhe autorët e sulmit.
Menjëherë pas kësaj ngjarje nga ana e policisë është bërë kontrolli i shtëpisë ku është gjetur një pistoletë e tipit TT ,cal.7.62 mm .
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të të përfshirëve në konflikt i kaluan Prokurorisë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





