Transmetuar më 26-12-2012, 09:00

Romë, 26 dhjetor 2012, NOA- “Së bashku shpëtuam Italinë nga shkatërrimi. Tani duhet rinovuar politika. Ankesat nuk duhen. “Të hidhemi” në politikë”.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në Twitter Mario Monti, ish-Kryeministri i Italisë i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë.

Ai shton se ka uruar për Krishtlindjet gjithë krerët e politikës si dhe ka falënderuar në mënyrë të veçantë Presidentin Napolitano.

Katër ditë më parë Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano firmosi dekretin e shkrirjes së Dhomave të Parlamentit.

Monti paraqiti pasditen e së premtes dorëheqjen e tij, duke mbajtur kështu premtimin që kishte dhënë më parë për largimin nga kreu i ekzekutivit pas kalimit të buxhetit të 2013-ës.

Mario Monti zëvendësoi kryeministrin Silvio Berlusconi në vitin 2011, si drejtues i një qeverie teknike që mori drejtimin e vendit.

Megjithatë, vazhdimi i qeverisjes Monti u bë e pamundur në dhjetor, pasi partia e Berlusconit, “Il Popolo della Liberta”, tërhoqi mbështetjen për kabinetin, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit ndaj krizës.

a.y/noa.al

Itali, dorëhiqet Kryeministri Mario Monti

Zgjedhjet në Itali, Berlusconi: Hyj në garë për të fituar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit