Transmetuar më 25-12-2012, 20:31

“Jam një fans i PSY dhe këngës Gangam Style”. Kaq mjaftoi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama të vihej në qendër të medieve dhe të niste puna për realizimin e një videoklipi.

Ky videoklip është përgatitur dhe hedhur në YouTube dhe tregon çiftin presidencial duke kërcyer në ritmet e Gangam Style.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për çiftin e vërtetë, por për sozitë e tyre. Klipi parodi, ka rrëmbyer shumë klikime në internet, por disa njerëz besuan se kishin të bënin me çiftin e vërtetë presidencial.

Vetë Obama në intervistën e tij dhënë revistës “People” kishte zbuluar se e gjithë familja ishte e “marrosur” pas Gangam Style dhe PSY.a.b/noa.al

SHIKONI VIDEON MË POSHTË OSE KLIKONI KËTU

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit