Transmetuar më 25-12-2012, 18:12

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy që pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në muajin maj, rikthehet në Facebook ku ka publikuar mesazhin e urimit të Krishtlindjeve për rreth 795.000 “miqtë” e tij.

“Përfitoj nga rasti i festës për t’ju dërguar urimet të gjithë miqve të mi e për t’i falënderuar për mbështetjen dhe besnikërinë e tyre. Duhet ta dini se kudo që të shkoj e kudo që ndodhem, mendoj për ju dhe dëshiroj t’ju uroj juve dhe familjeve tuaja, pushime të mbara”, shkruan ndër të tjera Sarkozy.

Që nga dita e humbjes së zgjedhjeve presidenciale, shfaqjet e Nicolas Sarkozy në publik kanë qenë tepër të rralla, përveçse pjesëmarrjeve në konferenca të ndryshme si në New York, Londër apo San Paolo.

Ai është shfaqur në fillim të këtij muaji në Doha, ku ka folur për sportin dhe ka mbajtur një fjalim për problematikat e ndryshme.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit