Transmetuar më 25-12-2012, 15:57

Divat nuk ndryshojnë kurrë. Madonna ka kërcënuar fansat gjatë një shfaqje të saj në Santiago të Kilit.

Ajo u ngjit në skenë e veshur me të zeza, ndërsa kur pikasi se vetëm pak metra larg saj një spektator po tymoste, kërcënoi duke thënë, “Mos pini më duhan, nëse pini cigare unë nuk këndoj më dhe nuk e bëj as koncertin. Nëse ju nuk iu bëhet vonë për mua, as mua nuk më bëhet vonë për ju. Nëse më doni ndaloni duhanin”.

Në vijim ajo shtoi se nuk arrin të këndojë prej tymit të duhanit. Kjo kërkesë e saj u komentua gjatë, pasi për shkak të ambientit të hapur, ishin të shumtë ata që e cilësuan si të ekzagjeruar.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit