
Të dhënat po ngarkohen...

Vatikan, 25 dhjetor 2012, NOA- Në urimin e përvitshëm gjatë mesazhit Urbi et Orbi, Papa Benedikti i XVI ka uruar shqip, “Për shumë vjet Krishtlindjen”.
Në fjalën e tij kreu i selisë së shenjtë në Vatikan ka bërë apel për dashuri, paqe dhe drejtësi, duke u ndalur në konfliktin e përgjakshëm në Siri dhe në atë palestinez.
Papa shtoi se Zoti nuk hyn në zemër, nëse ne nuk i hapim portën.
Festa e shenjtë e Krishtlindjes është festa më e bukur për besimtarët e krishterë, të cilët mblidhen në Katedrale e Kisha për të uruar ardhjen në jetë të të birit të Zotit, në Betlehem.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
