Transmetuar më 25-12-2012, 09:57

Durrës, 25 dhjetor 2012, NOA- Dy persona u vunë në prangat e policisë në portin e Durrësit pasi u kapën me lëndë narkotike, të cilën kishin planifikuar ta trafikonin drejt Italisë.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se Aldo Sako 22 vjeç dhe Marsel Muça 25 vjeç, udhëtonin me një makinë tip Reno, ndërsa kishin fshehur lëndën narkotike brenda makinës në pritje për të hipur në traget.

Dy të rinjtë me origjinë nga Durrësi u bllokuan me 26 kg kanabis sativa, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit