

Atmosfera e festave të fundvitit u ndie shumë e ngrohtë edhe në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënën Tereza”. Pacientët e vegjël kanë lënë për disa orë shtratin e spitalit dhe i janë bashkuar shfaqjes së mrekullueshme të teatrit të kukullave dhe numrave të shpejtësisë që ka sjellë iluzionisti për fëmijët.
Tashmë e kthyer në traditë komapania Vodafone Albania në bashkëpunim me shoqatën Together For Life kanë risjellë buzëqeshjen dhe harenë e fëmijëve në Pediatri.
Fëmijët e disa pavioneve në Pediatri si pavioni i Alergologjisë, i Diabetit dhe sëmundjeve të tjera u mblodhën në sallën e madhe të Pediatrisë për të kaluar një ditë ndryshe nga të tjerat në spital.
Fëmijët u kënaqën shumë dhe së bashku me ta u bashkuan edhe infermieret dhe mjekët e pediatrisë të cilët nuk u shkëputën asnjë moment nga shfaqja. Madje ata theksuan se këto aktivitete janë shumë pozitive për fëmijët pasi i ndihmojnë ata që të shkëputen nga rutina e mjekimit qoftë edhe për disa orë duke i përfshirë emocionalisht në aktivitetet argëtuese.
Babagjyshi i Vitit të Ri ka shpërndarë lodrat e tyre të preferuara duke e shtuar edhe më shumë gëzimin fëmijëve të sëmurë.
Ndërkohë edhe fëmijët dhe prindërit e tyre falenderuan kompaninë Vodafonë Albania për këto aktivitete që ofrojnë ëpr fëmijët e sëmurë dhe bëjnë apel që aktivitete të tillë të përsëriten sërish.
Kompania Vodafone Albania në bashkëpunim me shoqatën “Together For Life” vitin e kaluar realizuan një ambjent argëtues për fëmijët, të kompletuar me bibloteke të pasur dhe me shumë lodra ku fëmijët të kalojnë kohën e lirë.
Gjithashtu gjatë gjithë vitit janë mbështetur disa aktivitete argëtuese për fëmijët e sëmurë në Pediatri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





