

Në takimin e parë gjithnjë femrat tregohen tepër të kujdesshme për pamjen e tyre, pasi ky mund të konsiderohet edhe si takimi vendimtar për krijimin e një historie të vërtetë dashurie.
Kujdesi i femrave fillon nga modeli i flokëve, veshja, këpucët, etj, detaje këto që nuk i shpëtojnë vëmendjes së mashkullit.
Një ekspert dhe konsulent i kësaj fushe ka publikuar një manual për të gjitha femrat, të cilat dëshirojnë të kuptojnë se çfarë shikojnë me vëmendje meshkujt në takimin e parë.
E nëse ato mendojnë se të brendshmet nuk kanë rëndësi pasi nuk duken, sipas ekspertit ky është një detaj tepër i rëndësishëm pasi femra nëse do të ketë veshur të brendshme tërheqëse do të ndjehet më mirë dhe do të jetë më sensuale në veprimet e saj.
Kështu që nuk ka rëndësi nëse të brendshmet shihen nga mashkulli ose jo, ato janë të rëndësishme për një femër gjatë takimit të parë.
Flokët
Vlerësohen shumë nga femrat, por për meshkujt pak rëndësi ka modeli apo ngjyra e tyre.
Për ta e rëndësishme është që të jenë të shndritshëm dhe me model të çrregullt, dhe flokët e gjatë janë më tërheqës sesa flokët e shkurtër.
Veshja
Veshja e femrës në takimin e parë është e ndryshme. Por, sipas ekspertit këshilla e vetme që ato duhet të ndjekin është që të veshin fustanin ose bluzën që i nxjerr në pah pjesët më tërheqëse të trupit të tyre.
Nëse një femër ka shpinë tërheqëse, këmbë të drejta ose dekolte të bukur, është mirë që të evitojë veshjet që i fshehin këto detaje.
Këpucët
Një tjetër detaj që femrat e adhurojnë, por meshkujt e konsiderojnë thjesht një aksesor ashtu sikurse çdo aksesorë tjetër, janë këpucët.
Por në fakt për të gjithë meshkujt këpucët me taka të larta e të holla janë tërheqëse. Shembulli klasik? Një vajzë me taka të larta dhe bikini, sigurisht që në plazh nuk do të ishte komode, por që meshkujt do e vinin re me siguri.
Syzet
Nuk mund të mungojnë për të kompletuar pamjen e një femre. Por është e rëndësishme që modeli i tyre të jetë i përshtatshëm me formën e fytyrës.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





