Transmetuar më 24-12-2012, 22:16

Emri i saj është Breanna Bond, jeton në Shtetet e Bashkuara dhe tani është 10 vjeçe.

Ndërsa vetëm një vit më parë, kur ishte vetëm 9 vjeçe, ajo peshonte 85 kilogramë. Vërtet shumë për një vajzë të moshës së saj. Por ama, brenda një viti, ajo ka arritur të humbë plot 30 kilogramë. Duke u kthyer nga një fëmijë topolake, në normale. E kësisoj, duke merituar titullin “heroina anti-obesitet”. Pikërisht, për vullnetin e madh që ka treguar në moshën e saj, ndaj privimit të ushqimit, vetëm e vetëm për të patur një trup normal dhe përmasa fizike jo të ekzagjeruara.

Fillimisht, prindërit e saj ishin shumë të trishtuar dhe nuk dinin çfarë të bënin me vajzën e tyre, pasi ajo ankohej se e tallnin të gjithë për përmasat ekstra që kishte.

Ata iu drejtuan një programi të posaçëm që zhvillonte Universiteti i Uashingtonit, i cili shpjegoi atyre se një fëmijë mbipeshë nuk mund ta zgjidhte i vetëm problemin e tij, por se ishte e nevojshme që e gjithë familja të miratonte një mënyrë jetese të shëndetshme, për ta ndihmuar atë.

Dhe këtë zgjodhën të bëjnë prindërit e Breannas, duke e inkurajuar të mbajnë dietë të shëndetshme dhe të  kryejnë sa më shumë aktivitet fizik, së bashku me vajzën e tyre.

Rezultati? Mbresëlënës.

Breanna, tashmë është frymëzim për të gjithë fëmijët të Amerikës që duan ta luftojnë mbipeshën.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit