

Kukës, 24 dhjetor 2012, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Kalimash, pranë fshatit Kolsh.
Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një kamioni dhe një fuoristrade, kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 2 të tjerë, raporton noa.al.
Gjithashtu mësohet se dy prej viktimave të këtij aksidenti udhëtonin në automjetin tip fuoristradë, e cila lëvizte nga Tirana për në Kosovë.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe shkaku i këtij aksidenti, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





