Transmetuar më 24-12-2012, 13:37

Prej një kohe të gjatë studiuesit pretendojnë se dashuria i bën mirë shëndetit, ndikon për mbajtjen në formë, zvogëlon rrezikun për infarkt, përmirëson humorin, por të bërit dashuri çdo ditë sjell përfitime si te femra edhe te mashkulli.

Raportet intime i bëjnë mirë prostatës dhe veçanërisht zvogëlon rrezikon e kancerit në prostatë. Ekspertët shpjegojnë se sa më shpesh të bëhet dashuri, aq më shumë ndodh pastrimi i prostatës, e cila cilësohet si një pastërti mbrojtëse.

Seksi ndikon në zhdukjen e dhimbjes së kokës. Aktiviteti seksual siç raporton noa.al largon tensionin dhe stresin, duke krijuar një ndjesi relaksi veçanërisht te femrat.

Të bërit dashuri u bën mirë edhe dhëmbëve, sidomos atyre të mashkullit.

Nuk ndalen me kaq përfitimet nga raportet seksuale, pasi te femrat rregullojnë ciklin menstrual, si dhe zvogëlojnë dhimbjet gjatë atyre ditëve.

Të bërit dashuri i bën mirë edhe gruas në menopauzë, pasi ul luhatjet e temperaturës dhe mbron nga probleme kardiovaskulare.

Raportet seksuale ndikojnë në forcimin e muskujve. Ekspertë të kësaj fushe rekomandojnë që pikërisht, në saj të këtyre efekteve pozitive, aktiviteti seksual duhet zbatuar rregullisht 3-4 herë në javë, pasi digjen 600 kalori, ndërsa nëse këto raporte janë të përditshme, efektet janë edhe më të mira.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit