
Të dhënat po ngarkohen...

Sërish të shtëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë në një lokal në Bellevue, në Seattle. Nga bilanci paraprak thuhet se numërohet 1 viktimë dhe 3 të vdekur.
Në lokal siç raporton noa.al po zhvillohej një festë për skuadrën lokale të futbollit, Seahawks.
Kjo ngjarje vjen pas asaj të 10 ditëve më parë në Newtown, në shkollën fillore ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur, nga 20 vjeçari Adam Lanza.
Duke marrë spunto nga kjo ngjarje Presidenti i SHBA, Barack Obama ka ngritur një komision të drejtuar nga zv.Presidenti Joe Biden që brenda fundit të muajit janar, të ribëhet ligji për blerjen e armëve.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
