



Shkup, 24 dhjetor 2012, NOA- Një valë proteste dhe tensioni ka përfshirë sheshin para Parlamentit në Shkup, ku përkrahës të opozitës të kryesuar nga LSDM janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e projektbuxhetit 2013.
Në ambientet e brendshme të parlamentit ndodhen deputetët e opozitës të cilët synojnë bllokimin e buxhetit për vitit që vjen, ndërsa qëndrojnë brenda godinës qysh prej ditës së djeshme.
Siç transmeton INA, jashtë Parlamentit janë parë edhe përkrahës të partive në pushtet ndërsa thuhet se nga përleshjet mes tyre kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të dëmtuar nga shtytjet dhe konfliktet kanë mbetur një i moshuar dhe një fotoreporter.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





