Transmetuar më 24-12-2012, 10:43

Tiranë, 24 dhjetor 2012, NOA- Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë në mbledhjen e nisur pak para mesditës së sotme, projektbuxhetin për vitin 2013 si dhe Planin Urbanistik të Tiranës.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme këshilltarët socialistë deklaruan votën e tyre kundër buxhetit duke e cilësuar si të dështuar, ndërsa qysh në fillim të mbledhjes kryebashkiaku Lulzim Basha ftoi opozitën që të japë votën e saj.

“Edhe nëse kemi kundërshti jashtë kësaj salle pasi kemi detyra të dyfishta pasi krahas këshilltarë jeni edhe përfaqësues të partive politike, ftoj opozitën të votojë buxhetin dhe të zhvishet nga manteli politik, duke menduar dhe vepruar në dobi të qytetarëve”, deklaroi Basha.

a.y/noa.al

Kreu i këshilltarëve të PS, Dalipi: Buxheti i Tiranës, i dështuar

Buxheti 2013, Basha: Objektiv parësor, zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit