

Tiranë, 24 dhjetor 2012, NOA- Me afrimin e festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitit të Ri, në pikat e kalimit kufitar është shtuar fluksi i emigrantëve që kthehen në vendin tonë.
Situata më e rënduar paraqitet në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë ku gjatë orëve të fundit me mijëra vetë kanë hyrë në vendin tonë duke krijuar radhë, ndërsa më i pakët është numri i personave që dalin nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, Greqisë.
Në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë ka pasur gjithashtu shtim të fluksit të emigrantëve si në hyrje dhe në dalje, por situata nuk paraqitet problematike.
Sakaq në Qafë Thanë dhe Muriqan, nuk paraqitet fluks hyrje-daljesh dhe as radhë ndërsa qarkullimi ka qenë normal.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





