Transmetuar më 24-12-2012, 01:55

Çaste intime me më shumë se një partner, realitet apo tabu në sipërfaqe? Duket se më shumë disa njerëz janë të prirur të respektojnë tabutë, të paktën “në sytë e botës”. Sepse syresh disa kanë tendencën të provojnë gjëra ndryshe.

Por rrëfimi i Mirës 21 vjeçare, është të paktën në dukje, i pafajshëm. Ajo tregon se as që priste dhe as i kishte shkuar mendja të përfundonte në një raport në tre, anipse ishte nisur vetëm për të pirë kafe me një djalë.

Ndiqni më poshtë rrëfimin e 21 vjeçares. Nëse dëshironi edhe ju të publikoni historinë tuaj, na shkruani tek [email protected]. Vetëm emri i dhënë nga ju dhe mosha do të bëhen publike.

“Ishte një mesditë e ftohtë e këtij dhjetori. Isha duke pritur shoqet në një stacion të unazës. Prisja që të binte autobusi t’i sillte e të bashkohesha me to për t’u ulur për kafe në një lokal.

Kisha shumë ftohtë dhe mezi po qëndroja në stacion, kur një makinë Benz i zi, ndali para meje. Brenda ndodheshin dy djem. Ai që rrinte në sedijen pranë shoferit, padyshim emrin e dytë e kishte “king” kurse shoferi, jo keq, jo fort i bukur.

Ishin që të dy shumë të sjellshëm dhe të besueshëm: “Do të çojmë diku”?

U tremba, zemra po më rrihte shpejt, u bëra keq, u mata t’i shaj. As vetë nuk e di se çfarë më ndodhi. Thashë thjesht dhe dobët, Po dhe hyra brenda në makinë.

E merrni vetë me mend, Unë që mezi po qëndroja në të ftohtë, kur hyra në makinë isha bërë qull më djersë.

Nuk bëmë veçse pak minuta me makinë dhe ndërkohë ai i pashmi më pyeste gjëra të zakonshme për t’u njohur. Makina ndali dhe siç vetë më thanë, ishte shtëpia e atij që kish makinën. Hymë brenda, ata krejt të lirshëm a thua se njiheshim prej kohësh dhe kjo ishte sigurisht një armë çarmatosëse.

Ajo që përjetova në ato orë që qëndrova atje, ishte adrenalinë e papërshkrueshme. Me të dalë, renda të justifikohem tek shoqet e mija që nuk pushonin së i rëni celularit që e kisha vënë me silencio. Nëse do të më pyesnit a do ta bëja sërish, përgjigjja do të ishte e vështirë: Po, nëse do më jepej rasti sërish, Jo e prerë, nëse do të gjendesha sërish në atë situatë, për herë të parë!”.

Nëse dëshironi edhe ju të publikoni historinë tuaj, na shkruani tek [email protected]. Vetëm emri i dhënë nga ju dhe mosha do të bëhen publike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit