




Kufoma e të ndjerit në vendin e ngjarjes
Foggia, 23 dhjetor 2012, NOA.al/Blerina Gjevori- Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali dhe një tjetër është plagosur rëndë në mes të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Mario Carli në San Severo – Foggia, ku dy shqiptarët të cilët po udhëtonin në një makinë tip Audi, janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, raporton noa.al.
Nga të dhënat e para mësohet se viktimës është 42-vjeçari Armir Balla kurse i plagosur ka mbetur Orges Fisniku.
Dy shqiptarëve u është zënë pritë nga një automjet, në të cilën ndodheshin autorët e krimit dhe pasi kanë qëlluar disa herë me armë në drejtim të dy shqiptarëve, janë larguar.
Kryetar i grupit hetimor u caktua prokurori Andrea Di Giovanni. Ai tha se ende mbeten të paqarta motivet e këtij krimi ndërkohë që dyshimet janë se synimet ishin për të vrarë Fisnikun 31-vjeçar.
Ii plagosuri Fisniku është dërguar në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
b.gj/noa.al
Vrasja e Ballës në Itali, synimi ishte eliminimi i të plagosurit Fisniku
Pamje nga vendi i ngjarjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





