Transmetuar më 23-12-2012, 20:28

1. Menyja e darkës së fundit të botës, e cila kushton 272 dollarë për person dhe është parë në një restorant në Hong Kong, Kinë. (Reuters)

2. Një oficer policie i veshur me kostumin e Santa Claus, por me ngjyrë blu që përfaqëson policinë, shfaqet duke ecur në Macacos një lagje e varfër e Rio de Janeiro, Brazil. Polici i veshur si Santa, zhvilloi një vizitë në këtë lagje të varfër, ku i dhuroi fëmijëve dhurata për Krishtlindje. (AP)

3. Një prift i Maya ndez zjarrin në pritje të zhvillimit të ceremonisë “Oxlajuj B’aktun”, në Guatemala City, në vendin arkeologjik Kaminal Juyu. “Oxlajuj B’aktun” në 21 Dhjetor shënon një periudhë të re sipas kalendarit Mayan, dhe është një ngjarje e kohëve të fundit e krahasuar me mileniumin e ri në 2000. Disa libra dhe filma, u përpoqën të krijonin lidhjen mes kalendarit Maya me thashethemet e fatkeqësive me idenë se bota atë datë do të përmbysej. Arkeologët thonë se nuk ka prova që Maya të mund të ketë bërë ndonjëherë ndonjë profeci të tillë. (AP)

4. Pamje nga shpërthimi i vullkanit Tungurahua, parë nga qyteti Banos, Ekuador. (AFP)

5. Njerëzit nga Koreja e Veriut, përulen përpara statujës së liderëve të fundit të tyre Kim Il Sung (L) dhe Kim Jong Il, në “Mansu Hill”, Pyongyang. Sirenat janë dëgjuar për rreth tre minuta në mesditën e së hënës, në nder të përvjetorit të parë, të vdekjes së Kim Jong Il. (AP)

6. Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hy (C), përshëndet mbështetësit e fushatës së saj elektorale në Suwon, në jug të Seoul. (AP)

7. Pamje e zemrës së ndritshme e vendosur në hyrje të ndërtesës së Altiero Spinelli të Parlamentit Evropian në Bruksel. Kjo zemër e lartë 15 metër dhe që peshon rreth 275 kilogramë, ka qëndruar në kështjellën e Pragës në Republikën Çeke deri, para përfundimit të mandatit të dytë presidencial të Vaclav Havel në dhjetor të vitit 2002. (Reuters)

8. Një banor nga një fshat i Palestinës, grindet me një ushtar izraelit pasi forcat izraelite u përballën me fermerët palestinezë dhe të ardhurit nga Yitzhar, në zonën e pushtuar West Bank, pranë Nablus. (AFP)

9. Një burrë tunizian lutet përpara mauzoleumit Mohamed Bouazizi, shitës të rinj të frutave e perimeve, që u vetësakrifikuan duke u vrarë në Pranverën Arabe në qendër të qytetit Sidi Bouzid, kur Tunizia shënon përvjetorin e dytë të fillimit të revolucionit. (AFP)

10. Një varkë me turistë lundron nëpër ujërat e lumit në Singapor ku qëndrojnë disa sfera të bardha. Rreth 100 vullnetarë shkruan dëshirat e tyre për Vitin e Ri në këto sfera e më pas i lëshuan ato në ujërat e lumit. Rreth 20,000 sfera të bardha do të lundrojnë në lum deri në ditën e ndërrimit të viteve. (Reuters)

11. Një ushtar indian kalon me motor murin e krijuar nga disa tuba të qelqtë gjatë një ceremonie të zhvilluar në Guwahati. (Reuters)

12. Ky imazh i NASA-s, tregon sesi rreth 3 mijë vjet më parë në galaktikën e afërt M33, re të mëdha e të dendura gazi, nëpërmjet kolapsit gravidacional u shkatërruan për të krijuar yje. (AFP/NASA)

13. Një meteor kalon përmes yjeve në qiellin e fshatit Pesevici, pranë Zenica, 80 km nga Sarajeva, Bosnje dhe Hercegovina (Reuters)

14. Vizitorë të shumtë admirojnë krijimet e artistit kinez Zhang Enli gjatë ekspozitës artistike në Kochi-Muziris, zhvilluar në qytetin jugor indian të Kochi. (Reuters)

15. Ushtarët bllokojnë protestat, pasi disa persona ishin mbledhur pranë shtëpisë së një gjykatësi në Stamboll dhe kërkonin të hynin brenda. Qindra turq protestuan të enjten kundër gjykimit për rreth 300 të akuzuar për përpjekje për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Taip Erdogan. (Reuters)

16. Zjarrfikësit indianë përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët e zjarrit në një dyqan elektronik në një lagje të vjetër të New Delhi. (AFP

17. Drerët kullosin në shkurret e ngrira të Richmond Park në perëndim të Londrës, Angli. (Reuters)

18. Një Qendër Tregtare Botërore e cila është ende në ndërtim e sipër. Është një ndër ndërtesat më të larta dhe përbëhet nga 104 kate, dhe do të jetë një ndër ndërtesat më të larta në hemisferën perëndimore. (AFP)

19. Dëbora ka mbuluar trëndafilat e kuq të vendosur në një monument për këngëtaren operistike Kirsten Flagstad, jashtë “Opera House” në Oslo, Norvegji. (Reuters)

20. Një polic shfaqet në dëborën e madhe në Kiev të Ukrainës, duke biseduar në telefon pranë një dyqani suvenirësh, ku ndodhet mburoja e hekurt e një ushtari. (AFP)

21. Disa fëmijë egjiptianë qëndrojnë poshtë një pikture të madhe të realizuar në mur, ku shkruhet “regjim, ju keni frikë nga një furçë boje dhe një stilolaps”, në sheshin Tahrir, në Kajro. Ushtria egjiptiane së bashku me policinë garantuan sigurinë dhe mbrojtjen e institucioneve shtetërore deri në rezultatet e një referendumi kushtetues, që u shpallën në 15 dhjetor. (AP)

22. Një ushtar i gardës së Republikës së Egjiptit, qëndron pas telave me gjemba, të vendosur për të bllokuar një rrugë, që të çon në pallatin presidencial në Kajro. (Reuters)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit