

Tiranë, 23 dhjetor 2012, NOA – Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka kërkuar sot nga forumet e grave në partitë politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë të reagojnë për dhunën në familje.
Në një deklaratë për shtyp, Gjosha u shpreh është koha që këto organizata të kërkojnë ndryshme në legjislacionin shqiptar për të mbrojtur gratë nga dhuna.
“U bej thirrje dhe ftoj të gjitha partitë politike dhe kryesisht forumet e grave brenda tyre se bashku me shoqërinë civile, ato të cilat bazë të punës se tyre kanë luftën kundra dhunës në familje, të ulemi sëbashku në një tavoline të rrumbullakët nen moton “2013, Një Vit pa Dhunë”, ku jo vetëm të diskutojmë mbi problemet madhore që ky fenomen shkakton ne familje dhe shoqëri, por të konkludojmë në një rezolutë të përbashkët, e cila më pas t’i paraqitet Parlamentit Shqiptar për miratim”, tha Gjosha.
Ajo shtoi se për LSI-në, “gratë dhe vajzat përbëjnë gjysmën më të rëndësishme të shoqërisë”.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





