

Foto familjare, Alexei Gorulenko dhe e shoqja e tij, Irina
Dy peshkatarë në Siberi akuzohen për kanibalizëm pasi rreth tyre janë mbledhur fakte se ata kanë ngrënë miqtë e tyre …
Dy peshkatarët, verën e ketij viti së bashku me disa miq të tyre vendosën të shkonin për peshkim në një zonë të Siberisë, ku temperatura arrin -30 gradë Celsius. Gjurmët e tyre humbën për disa ditë.
Dy peshkatarët sic raporton Daily Mail, përballen tani me akuzën për kanibalizëm pasi kur u pyetën se çfarë u bë me dy miqtë e tyre që i shoqëronin ata në peshkim ata thanë se nuk dinin asnjë gjë për fatin e tyre pasi në një moment rrugët e tyre ishin ndarë dhe nuk i kishin parë më.
Autoritetet thonë se dy peshkatarët i kanë ngrënë shokët e tyre, pasi në zonën ku ata shkuan për peshkim janë identifikuar disa pjesë nga trupa njerëzish që sipas ekspertëve mbartin gjurmë të një vdekjeje të dhunshme.
Foto familjare, Andrei Kurochkin me te shoqen e tij, Olga
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





