Transmetuar më 22-12-2012, 21:04

Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, përkatësisht vajza e kryeministrit Berisha dhe bashkëshorti i saj si dhe djali i z.Sali Berisha, kanë dalë sonte me një deklaratë për publikun, duke dashur të reagojnë lidhur me sulmet e ditëve të fundit nga Partia Socialiste dhe më konkretisht një deputet i saj.

“Në lidhje me spekulimet e fundit te z.Balla sqarojme se te ardhurat tona jane te gjitha nga burime te ligjshme dhe te deklaruara ne organet perkatese. Te gjitha te ardhurat jane derdhur ne rruge bankare dhe per to jane shlyer, po ne rruge bankare, te gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit ne fuqi”, – thuhet në qëndrimin publik nga Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha.

Jamarbër Malltezi

Ata theksojnë se sa me siper vertetohet lehtesisht nga deklarimet vjetore te pasurise ne ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vertetesine e deklarimit tone te pasurise nder vite, por dhe deklarimet prane organeve tatimore mbi te ardhurat personale vjetore.

“I kujtojme z.Balla se te ardhurat tona te deklaruara, te kontrolluara e te gjetura ne rregull jane ne drite te diellit; ndryshe nga shefi i z.Balla i cili pasi betonoi Tiranen me miliona meter katror ndertim dhe u akuzua publikisht nga ndertuesit se u kishte kerkuar miliona euro ne shkembim te lejeve te ndertimit, deklaron si kursime jete 3 mije euro, dhe se jeton 6 muaj te shoket e 6 muaj tek mami meqe eshte i pastrehe”, – vijon më tej deklratat nga Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha.

Kurse në përfundim thuhet: “Persa i perket trillimeve te vazhdueshme te z.Balla, kunder te cilit jane hapur nga persona te ndryshem disa procese ligjore per shpifje, qe prej nje jave kemi pritur qe ai te jape argumente per akrobacite e tij spekulative. Meqe kete ai nuk e bën, do t’i japim mundesine te paraqese argumentet e tij ne gjykate. E ftojme te mos i shmanget si frikacak perballjes ne gjyq”.a.b/noa.al

Shkëlzen Berisha

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit