


Cigaret elektronike, paraqiten nga disa studiues si një alternativë më e shëndetshme për duhanpirjen. Madje ato konsiderohen edhe si një mundësi e mirë për ta lënë duhanin. Por të tjerë, ende e shohin me skepticizëm, përdorimin e tyre.
Të ashtuquajturat E-Cig, janë tashmë më të përhapurat në vendet arabe, ndërsa në mesin e shkencëtarëve ende vijon debati, nëse këto produkte elektronike, bëjnë keq për shëndetin tuaj apo jo.
"Në fakt, studimet shkencore mbi këtë temë janë të pakta – thotë Roberta Pacifici, nga ‘Osservatorio Fumo’ në Itali, – por ka disa që janë duke u zhvilluar dhe nga të cilët, ne presim rezultatet që japin një përgjigje të qartë. Përgjigja e vetme që unë mund të jap në këtë moment është se ende nuk ka diçka të vërtetuar zyrtarisht nëse cigaret elektronike janë një mbrojtje e mirë për të ndaluar pirjen e duhanit”.
Në praktikë, në fakt, mekanizmi i veprimit të duhanit në trupin e njeriut, duket i ngjashëm, si kur ai thithet nga cigarja normale, edhe nga ajo elektronike.
E vetmja gjë e ndryshme, duke përdorimi i saj.
Në përfundim, shumë ekspertë pajtohen me qëndrimin universal dhe të njohur nga të gjithë: Se ata që nuk e kanë pirë kurrë cigaren, bëjnë mirë të vazhdojnë në këtë rrugë. Dhe të mos joshen, as nga mënyrat e reja dixhitale që shfaqen, si cigarja elektronike.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





