Transmetuar më 22-12-2012, 17:33

Tiranë, 22 dhjetor 2012, NOA- Për të shtuar ngrohtësinë dhe ngjyrat e festave të  fundvitit, AMC sjell për abonentët e saj, paketa komunikimi me jashtë vendit, me tarifa të pakrahasueshme.

Në këtë mënyrë, AMC synon t’u mundësojë abonentëve të saj që të flasin shumë më lirë me të afërmit dhe miqtë e tyre në Itali dhe Greqi, duke ndarë së bashku, atmosferën e vërtetë të Vitit të Ri.

Paketat AMC Itali dhe AMC Greqi u mundësojnë abonentëve që të flasin pa kufizime dhe me sa numra të dëshirojnë, me më shumë operatorë, shumë më lirë dhe pa kosto të fshehura, duke pasur një vlefshmëri dy-javore në periudhën e ndërrimit të viteve.

Paketa AMC Itali mundëson kohë bisede prej 20 minutash me vetëm 200 lekë drejt Italisë.

Kjo paketë është e vlefshme drejt numrave celular TIM (prefikset 3933, 3936, 39370) dhe WIND (prefikset 3932, 3938) dhe drejt të gjithëve operatorëve fiks (prefiks 390).

Paketa AMC Greqi përfshin 20 minuta për vetëm 100 lekë  drejt Greqisë, duke qenë e vlefshme drejt numrave celular Cosmote (prefikset 30697, 30698) dhe të gjithë operatorëve fiks (prefiks 302).

Aktivizimi i këtyre paketave është jashtëzakonisht i lehtë.

Nga AMC Easy #100#, dërgohet një SMS me tekst IT tek 142 për aktivizimin e paketës me Italinë.

Për kontrollin e minutave të kësaj pakete, sërish nga AMC Easy, dërgohet një SMS tekst BAIT tek 142.

Aktivizimi i ofertës me Greqinë është po kaq i thjeshtë, duke dërguar një SMS me tekst GR tek 142.

Ndërsa për të kontrolluar minutat, SMS-ja duhet të përmbajë tekstin BAGR.

AMC ofron për abonentët e saj, paketat më konkurruese dhe më të volitshme për të ndarë së basku, atmosferën e vërtetë të Vitit të Ri.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit