

Tiranë, 22 dhjetor 2012, NOA- Ish i përndjekuri politik Shpëtim Karamuça ka gjetur vdekjen ditën e sotme. Kujtojmë këtu se Karamuça ishte pjesë e grevës së urisë së ish-të përndjekurve, të cilët protestuan për marrjen e dëmshpërblimit për vitet e padrejta të burgut.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se i ndjeri ka gjetur vdekjen në moshën 74 vjeçare si rrjedhojë e komplikimeve shëndetësore.
Karamuça ka vuajtur 26 vite burg si i përndjekur politikisht për agjitacion dhe propagandë, ndërkohë që u lirua vetëm në vitin 1991.
I sëmurë dhe i diagnostifikuar me kancer në laring në vitin 2008 ai shkoi në Holandë, duke u strehuar me azil politik. Gjatë qëndrimit në Holandë ai u kurua për 7 vjet, ndërsa rreth 5 muaj më parë u kthye në Shqipëri pasi i mbaroi koah e azilit.
Që nga momenti i kthimit nga Hollanda si i pastrehë ai mbahej në shtëpi nga një tjetër ish i përndjekur politik dhe konkretisht Perikli Shqevi.
a.y/noa.al
Vdekja e Karamuçës, Rama: 26 vjet burg e së fundi një grevë urie me kancerin në trup
Berisha: Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, brenda 2017
Ish të përndjekurit mbyllin grevën e urisë: Fusha e betejës ka humbje dhe fitore
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





