Transmetuar më 22-12-2012, 10:55

Mitrovicë, 22 dhjetor 2012, NOA- Katër meshkuj janë vënë në prangat e policisë së Kosovës kë akuzuar për tentativë vrasje.

Siç raporton noa.al të ndaluarit kanë sulmuar me thikë një djalë duke e plagosur rëndë. Pas sinjalizimit për këtë rast policia u vu në lëvizje duke identifikuar dhe prangosur autorët, ndërsa i dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e të riut, ndërsa pas verifikimeve tre nga të ndaluarit u lanë të lirë, ndërsa njëri prej tyre u dërgua në ambientet e paraburgimit.

Paraprakisht dyshohet se autorët dhe i dëmtuari janë konfliktuar me njëri tjetrin, duke bërë që sherri të degradojë në përdorimin e thikës.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit