Transmetuar më 22-12-2012, 09:51

Klikime pas klikimesh për Gangnam style i cili ka arritur të thyejë çdo rekord. Në gjashtë muaj videoja e reperit Psy, e postuar për herë të parë në 15 korrik ka arritur të marrë mbi 1 miliardë klikime në Youtube.

Kjo shifër siç raporton noa.al nuk është arritur asnjëherë, ndërsa edhe Justin Bieber ndër më të klikuarit në botë ka arritur të marrë 815 milionë klikime me videon “Baby”, si idhull i adoleshentëve në të gjithë botën.

34 vjeçari Psy, që mban emrin Park-Jae-Song, ka arritur të bëhet një super yll planetar, duke arritur të fitojë brenda vitit 8 milionë dollarë, ku me 1.25 milionë dollarë ai bleu një vilë 250 metra katrorë në kodrat e Beverly Hills në Los Angelos.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit