Transmetuar më 21-12-2012, 21:54

Në periudhë krize politike edhe në raport me elektoratin, por pavarësisht kësaj një kategori politikanësh mund të duken më të besueshëm.

Një studim i Universitetit të Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i publikuar në revistën “Obesity”, tregon se elektorati preferon politikanët që janë mbipeshë.

Kjo situatë trupore nuk vlen për femrat në politikë, të cilave u kërkohet gjithmonë një trup si balerinë.

Studiuesit amerikanë zbuluan se personat e shëndoshë japin ndjesi besueshmërie dhe ndershmërie, ndërsa kjo situatë është për ato femra që janë në formë.

Elektorati siç raporton noa.al shikon edhe pamjen fizike për të vlerësuar nivelin e stresit te politikanit dhe sinqeritetin e tij.

Ky studim u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por drejtuesit e tij shprehen se ai vlen për të gjitha shoqëritë jo vetëm ato perëndimore.

“Pamja fizike mund të ketë një rol të rëndësishëm te kandidatët në zgjedhje, pasi bazuar në aparencë elektorati është i prirur të gjykojë, dhe të shëndetshmit kanë avantazh”, shprehet Elizabeth Miller drejtuese e studimit.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit