Transmetuar më 21-12-2012, 21:33

Janë gjithnjë e më shumë në rritje të pasurit kinezë të cilët vendosin të jetojnë në vende të tjera. Një raport i qeverisë së Kinës publikon rezultatet, ku thuhet se pasi pasurohen në vend, të pasurit preferojnë të jetojnë në vende të tjera.

Sipas të dhënave të prezantuara siç raporton noa.al kinezët që jetojnë jashtë vendit të tyre janë mbi 45 milionë dhe parashikohet që kjo shifër të rritet në mënyrë të ndjeshme në vitet e ardhshme.

Në bazë të raportit vitin e kaluar 150 mijë kinezë janë shpërngulur në vende të tjera, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Australi.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit