

Prishtinë, 21 dhjetor 2012, NOA- Gjykata e Prishtinës ka dhënë edhe dy muaj burg për deputetin e PDK-së Fatmir Limaj.
Limaj do të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim, ndërsa i njëjti dënim u dha edhe për Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën.
Siç raporton noa.al, 3 të sipërpërmendurit u ndaluan më 24 nëntor, nën akuzën se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kleçkë.
Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë, nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, i ndjeri Agim Zogaj.
Fatmir Limaj ngarkohet si i akuzuari kryesor i këtij rasti. Ai ka qenë një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krimet e luftës nuk janë akuzat e vetme që EULEX-i ka ngritur ndaj Limajt. Ai është akuzuar edhe për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit.
a.y/noa.al
Kërkesa e EULEX, gjykata burgos ish-ministrin Limaj dhe të tjerët (VIDEO)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





