

Policia arrestoi në Phoenix të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një vajzë të re të moshës 16 vjeçare e cila kishte planifikuar të kryente një masakër në liceun e saj në Arizona, për tu vetëvrarë më pas.
Vajza u morr në pyetje në shtëpinë e saj, ku kishte planifikuar atentat në kompleksin Red Mountain. Policia ndërhyri pasi gjeti një mesazh të adoleshentes në Youtube, ku vajza shprehte synimet e saj.
“Kam ndërmend të bëj shumë keq…të vras…të vras njerëzit e kolegjit tim. Punoj si asistente e profesorit, kështu që askush nuk mund të zbuloj se çfarë po planifikoj për shkollën”, shprehej vajza në mesazhin e saj.
Vetëm tre orë pas sinjalizimit siç raporton noa.al policia identifikoi vajzën, e cila gjatë dëshmisë së dhënë pranoi se kishte shkruar mesazhin.
Në banesën e adoleshentes policia gjeti tre armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte grumbulluar 16 vjeçarja së fundmi.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





