

Tiranë, 21 dhjetor 2012, NOA – Thashethemet për fundin e botës nuk kanë mbetur larg debatit politik të ditës. Në rrjetet sociale politikanë të ndryshëm kanë komentuar këtë datë, duke bërë dhe etiketime për kundërshtarët politike. Deputeti socialist Blendi Klosi shkruan sot në rrjetin social në datën 21 dhjetor asgjë nuk ndodhi.
Ndërsa shton se fundi i botës do të ishte e vetmja mënyrë për të që kryeministri Sali Berisha të mos largohej nga pushteti.
“Ja dhe 21 Dhjetori erdhi, asgjë nuk ndodhi dhe shyqyr! Sa mirë që s’ndodhi asgjë se do ishte i vetmi shans i Saliut që të mos ikte ne 23 qershor 2013. Vetëm fundi i botës mund ta shpëtoj nga humbja. E pra e mira s’paska fund”, shkruan deputeti i PS-së në rrjetin social.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





