

Rusi, 21 dhjetor 2012, NOA – Gjatë ditëve të fundit, i ftohti polar që ka përfshirë Rusinë ka shkaktuar 56 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona.
"Në 24 orët e fundit, 153 persona kanë qenë viktima të motit me ngrica, 58 janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm dhe dy kanë humbur jetën", thanë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ruse.
Që prej fillimit të uljes së temperaturave, 371 persona janë shtruar në spital dhe 56 kanë vdekur. Në fillim të muajit dhjetor temperaturat kanë rënë në minus 20 gradë Celsius në Moskë dhe rreth minus 50 gradë Celsius në disa rajone të Siberisë.
Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar se vala e të ftohtit do të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





